Sara Hoxha dhe Ledri Vula kanë qenë në qendër të vëmendjes pasi reperi mungoi gjatë premierës së filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, si fillim në Tiranë dhe më pas në Prishtinë.
Kjo ka bërë që të gjithë të vendosin në pikëpyetje marrëdhënien e tyre, pasi pjesëmarrja e Sara Hoxhës në këtë film ishte padyshim një moment shumë i rëndësishëm për karrierën e saj. Pas pjesëmarrjes në “Dance with the Stars”, ku ajo u shpall fituese, ky ishte angazhimi i saj i parë në botën e artit dhe televizionit.
Së fundmi dyshimet për problemet mes çiftit janë shtuar nga një veprim i vëllait të Sarës. Ai ka pëlqyer postimin e publikuar nga “Lokimagazine”, ku thuhej se “njerëz të afërt të Ledrit dhe Sarës konfirmojnë ndarjen e tyre.
Edhe pse Sara Hoxha i është shmangur pyetjeve rreth Ledrit dhe është përpjekur të mohojë faktin që marrëdhënia e tyre është në krizë, duket se të gjithë faktet tregojnë të kundërtën. Gjatë kësaj periudhe Ledri ka qëndruar në heshtje dhe ka zgjedhur të mos bëjë asnjë reagim..
Mbetet për t’u parë..