Modelja e njohur dhe shumë e dashur Emina Çunmulaj sapo ka kujtuar në rrjetin e saj social Instagram, nënën e saj të ndjerë. Përkrah një fotoje, ku modelja shihet përqafuar me njeriun e saj të shtrenjtë, ka bërë një dedikim tejet të ndjerë për të.
“10 vjet pa ty! Mami, sa më ka marr malli. Vetëm ky shpirti jem e din sa dhimbjen e mbaj në veti nga ajo ditë”, ka shkruar ajo, duke u rikthyer në këtë mënyrë në rrjetin e saj social Instagram.
Kujtojmë që pak ditë më parë lufta mes Izraelit dhe Palestinës e kanë detyruar në një farë mënyre Emina Çunmulaj që të heqë dorë për një kohë të pacaktuar nga rrjetet sociale.
-
Luizi sapo na zbuloi që do bëhet me vajzë!
23 Tetor, 09:45
Lajmin e dha vetë modelja e njohur e cila në një postim të rrjetin e saj social Instagram shkroi, “Kam nevojë për një shkëputje nga rrjetet sociale. Mjaft më. Njerëzit po vdesin dhe shumë njerëz të pafajshëm. Të lutem Zot, ndihmoje njerëzimin”.
Emina Çunmulaj gjithmonë ka spikatur për natyrën e saj të ndjeshme në lidhje me kauza të tilla.