Që në momentet e para të romancës së tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito u kthyen në një nga prej çiftet më të diskutuar të shoëbiz-it shqiptar. Fansat vazhdojnë të mbeten mjaft kureshtarë për marrëdhënien e tyre edhe pasi kanë kaluar disa muaj nga përfundimi i BBVIP.
Prej javësh flitet që marrëdhënia e tyre ka kaluar në një stad tjetër, pasi ata janë në pritje të një fëmijë së bashku. Së fundmi Luizi ka bërë një tjetër status duke konfirmuar jo vetëm shtatzëninë, por edhe duke zbuluar gjininë në një farë mënyre.
“Kështu do e shoqëroj vajzën në mbrëmjen e maturës”. Çifti ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht lajmin e ëmbël, pasi Kiara është në muajt e parë të shtatzënisë, por postimet dhe deklaratat e tyre e kanë konfirmuar në një farë mënyre.
Më herët Luizi ka publikuar në rrjetin e tij social një Story, ku shihej pranë një gruaje me barkun paksa të rrumbullakosur dhe krah saj shkruante, “Rrahjet më të bukura në botë”, duke hedhur në këtë mënyrë dyshime asokohe se Kiara, partnerja e tij, ishte shtatzënë.
Një tjetër postim ishte ai krah Kiarës, duke mbajtur një beb në duar dhe krah saj ka shkruar se po bën prova për Story-n që do të publikojë pas ca kohësh, pra kur të bëhen prindër. “Sa shpejt kalojnë vitet. Më duket sikur kaluan vetëm 4 muaj nga ‘Big Brother’ dhe ja ku jemi sot. Po bëj prova për story-n që do të bëjmë pas ca kohësh”, ka shkruar ai.
-
Pas 45 vitesh bashkë, ndahet çifti i famshëm!
21 Tetor, 13:16
Këto muaj kanë qenë me shumë angazhime për Luizin dhe Kiarën. Teksa të dy ata janë mjaft të fokusuar te karriera; Kiara me biznesin e saj të ri dhe me moderimin, ndërsa Luizi me aktivitetet muzikore, ata vazhdimisht kanë gjetur kohën për të kaluar momente së bashku, dhe copëza prej tyre i kanë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale.
Mesa duket çifti aq shumë i diskutuar është gati për të krijuar familje së bashkë..



















