KreuCelebrity

Vera Ora tregon luftën me kancerin: “Kisha fëmijët e vegjël dhe duhet të bëhesha e fortë”

Vera Ora tregon luftën me kancerin: “Kisha fëmijët e
Vera Ora, nëna e këngëtares shqiptare Rita Ora, në një rrëfim prekës ka treguar betejën e saj me sëmundjen e rëndë të kancerit. Ajo tregoi se sëmundja e preku në moshën 39-vjeçare, dhe për të ishte një periudhë mjaft e vështirë.

“Në atë kohë i kam pasur fëmijët e vegjël edhe nuk kam punuar, jam marrë me sëmundjen, me terapinë e cila ka qenë mjaft e gjatë e mjaft e mundimshme, dhe unë si femër kam qenë mjaft e prekur në shumë aspekte”, tha ajo në emisionin “Kallxo Përnime”.

Vera tregon që në atë kohë, rreth vitit 2006, kanceri nuk ka qenë shumë i përhapur te femrat më të reja, e që ajo nuk kishte ndonjë shenjë që kishte kancer, e për këtë, doktorët nuk i rekomanduan që ajo të bënte mamografi.

“Thashë diçka nuk është në rregull dhe më tha doktori je e re, nuk ke ndonjë shenjë të kancerit, nuk ndodh te moshat kaq të reja. Edhe i thashë e dua një mamografi. Pasi e bëra më thirrën urgjentisht dhe mjeku u ndje shumë keq, sepse thoshte që s’të kam ekzaminuar siç duhet. E unë në ato momente isha në një kaos mendor, nuk ia vura veshin dhe aty filloi ajo rutina, diagnostikimi, trajtimi, operimi, terapia”, rrëfen ajo.

“Kam kërkuar të kem terapi nga psikologu, kam qarë, jam ndjerë shumë e zhgënjyer me faktin që ka ndodhë, por, duke i pasur edhe fëmijët e dija që duhet të tregoja që nuk bën me u dorëzu për shumçka”, – shton Vera Ora.

Ora rrëfen se njëra ndër shkaqet kryesore të sëmundjes së kancerit është edhe mënyra e të ushqyerit. Ajo për emisionin “Kallxo Përnime”, ka thënë se ushqimet e përpunuara janë shumë të rrezikshme.

“Këto janë shumë të rrezikshme, por janë më të dëshirueshme sesa ushqimi i shëndetshëm”, thotë ajo. Ndër tjerash Ora shtoi se beson që stresi ka qenë arsyeja më e madhe e sëmundjes së kancerit.

“Ushtrimet e ndryshme, ushqimi i shëndetshëm ndikon në uljen e stresit”, ka thënë Ora.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF