Jennifer Lopez është dëshmi e gjallë që mosha është vetëm një numër. Në fakt, duket se me kalimin e viteve këngëtarja 54-vjeçare duket se po bëhet gjithnjë e më e re dhe dëshmi e kësaj janë fotot e fundit të publikuara prej saj.
Në një seri fotografish, Lopez qëndron elegante në një divan prej kadifeje, e veshur me një mantel me ngjyrë shampanjë dhe të brendshme prej dantelle.
Në fillim të këtij muaji Jennifer Lopez mahniti të pranishmit, gjatë paraqitjes së saj në shfaq në Daytime Beauty Awards, me një fustan të mrekullueshëm me lule. Ajo ishte atje për t'i prezantuar trajneres së saj, Tracy Anderson, një çmim për arritjet e jashtëzakonshme në fitnes në këtë ngjarje.
-
Me një fustan me lule; Jennifer Lopez mahnit me pamjen!
3 Tetor, 10:56
JLo postoi disa foto para ngjarjes në Instagram, të cilat morën rreth 662,000 pëlqime dhe 8,300 komente nga 252 milionë ndjekës që ajo ka.
View this post on Instagram
Ajo kishte veshur një fustan të bardhë me lule ngjyrë rozë, ku lulet dominonin në pjesën e poshtme të veshjes. Fustani i nxirrte në pah krahët dhe gjoksin, teksa e kishte kombinuar me një çantë dore rozë dhe taka të larta në të njëjtën ngjyrë. Fustani ishte pjesë e koleksionit Resort 2023.