Sot në shtëpinë Arbana Osmanit ka festë pasi djali i dytë i moderatores feston ditëlindjen. Në këtë ditë të shënuar, Arbana ka zgjedhur që të birit t’i bëjë edhe një urim në rrjetin e saj social Instagram.
“Gëzuar ditëlindjen Dielli i jetës sime; O Zot çfarë Dielli je ti ❤️”, ka shkruar ajo. Dhe krahas urimit, Arbana ka ndarë disa foto me momente shumë të bukura që ajo ka kaluar me të birin, por ajo që spikat është fotoja realizuar në dasmën e saj dhe të Eduartit disa muaj më parë, duke qenë se ceremonia e tyre u mbajt private dhe fotot që ajo ka ndarë, kanë qenë po ashtu të pakta.
View this post on Instagram
Arbana është nënë e tre fëmijëve, e Jonit nga martesa e saj e mëparshme, dhe e Diellit dhe vajzës Zoi, të cilët i ndan me regjisorin Eduart Grishaj.
Prej disa vitesh ata janë në një marrëdhënie dashurie, të cilën zgjodhën ta kurorëzojnë në një dasmë madhështore në Itali, pas ardhjes në jetë të dy fëmijëve të tyre të përbashkët.
Të shumta kanë qenë urimet për moderatoren nga fansat, miqtë, kolegët dhe të afërmit e saj.