Blero ka qenë vazhdimisht në vëmendjen e mediave rozë, e kjo edhe për shkak të jetës së tij private “të larmishme”. Këngëtari pak kohë më parë njoftoi lidhjen e tij të fundit me të dashurën emrin e të cilës nuk e bëri publik.
Ndërkohë së fundi, në Instastory, ai thumboi dikë e që fansat aluduan se fjalët e thëna janë për të dashurën misterioze. Blero gjithashtu nuk e ndjek në instagram vajzën në fjalë.
Nëse lidhja mes tyre ka përfunduar, këtë ende nuk e dijmë, shkruan Kosovarja.Këngëtari i njohur kosovar, Blero Muharremi ishte sot në ballinat e rubrikave të showbizit rreth një lajmi se është ndarë nga lidhja e re.
Ndonëse nuk e bëri asnjëherë publike të dashurën e re, Blero ka konfirmuar se është ndarë përfundimisht nga ajo. “Unë jam single, yes. Po jam ndarë, tre milionë për qind”, ka thënë ai për “Indeksonline”.