KreuCelebrity

Macron dekoron shkrimtarin Ismail Kadare me gradën më të lartë franceze!

Macron dekoron shkrimtarin Ismail Kadare me gradën më të

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë dyditore, i ka dorëzuar shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, dekoratën më të lartë të Republikës së Francës "Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit".

Macron i dedikoi disa fjalë të zgjedhura shkrimtarit, duke sjellë jetën e Kadaresë nga kalldrëmet e gurtë në sokakët e Gjirokastrës te liria që i dhanë librat në një vend të bunkerizuar si Shqipëria.

Macron dekoron shkrimtarin Ismail Kadare me gradën më të

“I dashur Ismail Kadare, ‘të jetosh është të luftosh’ thoshte Soneka, thënien e tij ju e keni shndërruar në ‘të shkruash do të thotë të luftosh’. Ju u rritët në një xhevahir arkitekture, në Gjirokastër në një shtëpi të madhe plot dhoma bosh, që ju e popullonit me ëndrrat tuaja. Në vend që t’i këndonit optimizmit sovjetik, ju lejuat t’u dëpërtojë melankolia e jetës, mjegulla dhe rrebeshet e saj. Një vend që jetonte para jush ,para se ju të jetonit atje. I këndonit me vargje bukurisë së një qyteti që nuk e kishit shkelur kurrë. Ju ishit bërë për të jetuar në Paris.

Macron dekoron shkrimtarin Ismail Kadare me gradën më të

Ju nuk sillnit shishe vere, ju sillnit libra, libra, libra dhe shumë të tjera që ua dhuronit miqve shqiptarë si shishe me liri. Si për të provuar që miqësitë nuk janë vetëm miqësi në letra… Klod Duran organizoi bashkë me ju në 1990-ën arratisjen tuaj. Në Tiranë ikja juaj solli protestat e para të studentëve që prej më shumë se 40 vjetësh. Ju kontribuuat në zgjimin e madh të popujve që ngritën perden e hekurt. I dashur Isamil Kadare, ndonjëherë ju ndjeni keqardhje për ato vite që ju kanë shtypur. Liria që iu mbyllin gojën, ka pëshpëritje me të forta, se britmat. Poet i Ballkanit, rapsod i Evropës kam nderin t’u ngre në gradën e Oficerit të Lartë në ‘Urdhrin e Legjionit të Nderit’”, deklaroi presidenti Macron.

Macron dekoron shkrimtarin Ismail Kadare me gradën më të

Ceremonia u zhvillua në Pallatin e Brigadave në Tiranë dhe të pranishëm ishin familjarë të shkrimtarit, kryeministri Rama me bashkëshorten Linda dhe dhjetëra të ftuar të tjerë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF