Ish Miss Bota, Sherika De Armas, e cila përfaqësoi Uruguain në kompeticionin e 2015, ka ndërruar jetë në moshën 26 vjeçare pas një beteje me kancerin e qafës së mitrës, sipas një raporti në New York Post. De Armas i ishte nënshtruar trajtimit me kimioterapi dhe radioterapi.
Vdekja e saj shkaktoi tronditje në Uruguai e në mbarë globin. "Fluturo lart, motra e vogël. Gjithmonë e përgjithmonë”, shkroi vëllai i saj, Mayk' De Armas në rrjetet sociale. Miss Universe Uruguay 2022 Carla Romero vajtoi largimin nga jeta të 26 vjecares, të cilën e cilësoi "shumë evoluar për këtë botë. Një nga gratë më të bukura që kam takuar ndonjëherë në jetën time", u shpreh ajo.
“Do të të kujtoj gjithmonë, jo vetëm për gjithë mbështetjen që më ke dhënë dhe sa shumë ke dashur të më shohësh të rritem, por për dashurinë tënde, gëzimin tënd, miqtë që kemi ndarë dhe që mbeten me mua sot”,tha Lola de los Santos , Miss Uruguay 2021, teksa bënte homazhet e saj.
Në një intervistë me NetUruguay në kohën e kompeticionit, Sherika qe shprehur se “gjithmonë kishte dashur të ishte modele, qoftë bukurie, reklamash apo modele pasarelash. “Më pëlqen gjithçka që lidhet me modën dhe mendoj se brenda një konkursi bukurie, ëndrra e çdo vajze është të ketë mundësinë të marrë pjesë në Miss Universe. Jam shumë e lumtur që mund ta jetoj këtë përvojë plot sfida”, thoshte ajo. Sherika gjithashtu kishte lançuar linjën e saj të make-up-it dhe shiste produkte që lidhen me flokët dhe kujdesin personal të njohur si Shey de Armas Studio. Modeljai kushtonte kohën e saj edhe Fondacionit Perez Scremini, i cili trajton fëmijët e sëmurë me kancer.