Farouk James ka lindur në Britaninë e Madhe dhe në moshën 4-vjeçare preku famën; vogëlushi u kthye në model për marka të ndryshme, falë fytyrës së bukur por edhe flokëve shumë të dendur dhe të gjatë. Nëna e tij me origjinë angleze dhe babai me rrënjë në Gana (Afrikë) nuk pranuan t`ia prisnin flokët, duke i parë ato si dicka që e bënin të voglin e tyre të veçantë.
Aktualisht, Farouk James është 11 vjeç dhe ende refuzon t'i presë flokët. Prindërit e respektojnë zgjedhjen e tij. Fillimisht, për të shkuar në një shkollë shtetërore, një nga kushtet ishte që djali të kishte flokë të prerë shkurt. Kërkesa e nënës së tij që ai të regjistrohej ashtu sic ishte, nuk funksionoi. Kështu, ajo vendosi ta regjistronte atë në një shkollë private. Aty i kërkuan që Farukut vetëm t`ia mblidhte flokët bisht ose gërshet.
https://www.instagram.com/p/CJwvTSYhL5V/?utm_source=ig_web_copy_link
Vetëm në Instagram, djali ka mbi 250 mijë ndjekës. Shumë janë të kënaqur me dëshirën e tij për të mbajtur flokët e tij të gjatë, pavarësisht kritikave. Me kalimin e kohës, Farouk ka eksperimentuar me disa modele flokësh, por më i habitshmi ishte drejtimi i tyre.