Natasha Beresford u shpall fituesja e parë e konkursit të bukurisë pa grim. 26 vjeçarja, ashtu si garueset e tjera, sfiluan vetëm me një buzëqeshje në fytyrë, pa make up ne ‘Miss London’ si pjesë e garës rajonale për “Miss Anglia”.
18 vajza të tjera konkurruan me Natashën. Ky është konkursi i parë për “Miss Without Makeup.”
Organizatorët e këtij konkursi thanë se qëllimi i
konceptit është fuqizimi i femrave, rritja e vetëbesimit të tyre dhe promovimi i një imazhi më realist të trupit duke u fokusuar në pamjen natyrale.
Natasha i la mbresa jurisë me një fustan të bardhë dantelle dhe pasi fitoi titullin Miss Londra, do të marrë pjesë në garën e Miss Anglisë, e cila do të mbahet në fund të këtij viti. E reja punon si infermiere në një firme stomatologjike. Pas fitores, ajo tha se ishte e kënaqur me faktin që u zgjodh Miss Londra.
“Të gjitha vajzat që konkurruan janë kaq të bukura dhe një frymëzim i vërtetë, kështu që ishte një nder që u zgjodha”, tha ajo, duke shtuar se shpreson që me këtë titull do të frymëzojë femrat që të ndihen të bukura dhe të sigurta me veten e tyre dhe nje lëkurë pa grim.
Pas saj, ne vend te dyte doli 23-vjeçarja Afrose Ameen, studente inxhinierie dhe pas saj, u renditen Temi Adeyemi bashkë me Alanta Richards.