KreuCelebrity

Loredana rrëfen për herë të parë si u njoh me Karim Adeyemi-n!

Loredana rrëfen për herë të parë si u njoh me Karim

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, prej disa muajsh po shijon një lidhje dashurie me futbollistin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi. Dyshja e famshme kanë qenë gjate kesaj kohe ne vemendjen e mediave dhe faqeve rozë jo vetëm në trojet shqiptare.

Loredana rrëfen për herë të parë si u njoh me Karim

Ylli me prejardhje nga Ferizaj së fundmi ka treguar se si është njohur me futbollistin.Ajo rrefeu se ndodhej në Dusseldorf ndërsa Karim i kishte dërguar mesazhe në rrjete sociale. Loredana tha se ishte shumë e uritur dhe se në hotelin ku po qëndronte nuk kishte ushqim për të porositur.

Kjo bëri që t’i shkruante Adeyemit i cili në ato momente ndodhej në Dortmund. Te dy lanë një takim dhe shkuan së bashku në një lokal fast food-i.

https://www.instagram.com/p/CxBStyrsmzZ/?utm_source=ig_web_copy_link

“Sapo u ngopa kuptova se kam afër një djalë që është argëtues dhe me të cilin shkoj mirë”, theksoi mes tjerash Loredana. Romanca e re e saj erdhi disa kohe pas ndarjes nga reperi Mozzik, me të cilin ka një vajzë.

Lexo edhe https://bordo.al/2023/07/07/loredana-poston-foto-me-te-dashurin-e-ri

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF