KreuCelebrity

FOTO/ Si një zonjë e viteve ’50! Angelina Jolie shndërrohet si ylli i operës Maria Callas!

FOTO/ Si një zonjë e viteve ’50! Angelina Jolie shndërrohet

Angelina Jolie u pa këtë të martë në Paris e veshur me tre veshje të ndryshme në xhirimet e filmit të saj të ardhshëm "Maria". Fituesja e Oscarit, 48 vjeçe, do të luajë rolin e këngëtares ikonë të operës, Maria Callas.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @the_apartment_pictures

Në pamjet e publikuara shihet ylli e veshur me një pallto elegante të zezë, doreza lëkure dhe syze të mëdha. Me veshjen e dytë Joli shihej një pallto sportive tweed kombinuar me një fund identik, teksa flokët e saj i kishte topuz.

FOTO/ Si një zonjë e viteve ’50! Angelina Jolie shndërrohet

Veshja e tretë e shfaqi Angelinën me një pallto të gjatë të zezë dimërore dhe një shall të kuq të mbështjellë rreth kokës së saj, teksa kishte vendosur syze dielli të mëdha dhe një gjerdan të varur.

FOTO/ Si një zonjë e viteve ’50! Angelina Jolie shndërrohet

Këto pamje tregojnë Angelinën duke dhënë gjithçka për të portretizuar sa më mirë Maria Callas, një nga këngëtaret më të njohura dhe më me ndikim të operës së shekullit të 20-të, e cila u nda nga jeta në vitin 1977 në moshën 53-vjeçare.

FOTO/ Si një zonjë e viteve ’50! Angelina Jolie shndërrohet

Sipas përshkrimit zyrtar, filmi do të 'eksplorojë jetën e këngëtares legjendare, ikonike dhe kontroverse, e cila shpesh përshkruhet si diva origjinale, “Bazuar në rrëfime të vërteta, Maria tregon historinë e trazuar, të bukur dhe tragjike të jetës së këngëtares më të madhe të operës në botë".

FOTO/ Si një zonjë e viteve ’50! Angelina Jolie shndërrohet

"Unë e kam marrë shumë seriozisht përgjegjësinë për jetën dhe trashëgiminë e Maria”, tha Angelina më parë në një deklaratë. "Unë do të jap gjithçka që mundem për të përballuar sfidën".

Ylli i “Tomb Raider” përmendi gjithashtu regjisorin e filmit, Pablo Larraín, të cilin ajo tha se e 'adhuronte prej kohësh'.

FOTO/ Si një zonjë e viteve ’50! Angelina Jolie shndërrohet

Nëna e gjashtë fëmijëve shtoi, "Të lejohet mundësia për të treguar më shumë për historinë e Maria, dhe me një skenar nga Steven Knight, është një ëndërr."

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF