KreuCelebrity

Pse Sara Hoxha ishte e vetme (pa Ledrin) në premierën e “Në kuadër të dashurisë"!

Pse Sara Hoxha ishte e vetme (pa Ledrin) në premierën e “Në

Pjesëmarrja e Sara Hoxhës në filmin “Në kuadër të dashurisë” është padyshim një moment shumë i rëndësishëm për karrierën e saj. Pas pjesëmarrjes në “Dance with the Stars”, ku ajo u shpall fituese, ky është angazhimi i saj i parë në botën e artit dhe televizionit.

Tashmë prej disa kohësh, blogerja ka nisur angazhimet e saj profesionale duke mos u njohur vetëm si partnerja e Ledri Vulës. Por gjithsesi, mbrëmë në premierën e filmit të gjithë prisnin që çiftin e njohur në tapetin e kuq ta shihni bashkë.

Pse Sara Hoxha ishte e vetme (pa Ledrin) në premierën e “Në

Por nuk ndodhi kështu, dhe shumë ndjekës kanë nisur të aludojnë në lidhje me marrëdhënien e tyre. Fansa prisnin që në një event të tillë Sara duhej të ishte në shoqërinë e Ledrit.

Dhe mesa duket mungesa e tij nuk ka të bëjë me ndonjë angazhim profesional, pasi teksa u pyet nëse ai do të ishte pjesë e premierës së filmit, ajo u shpreh, “Ta shohim”, duke treguar në njëfarë mënyre se ndoshta do të merrte ndonjë surprizë të bukur nga partneri saj, por mesa duke diçka e tillë nuk ndodhi.

Pse Sara Hoxha ishte e vetme (pa Ledrin) në premierën e “Në

Me një kërkim të lehtë në rrjet, sheh që Ledri nuk ka bërë as edhe një postim për partneren e tij, e vetmja që hodhi një foto të Sarës ishte vjehrra e saj Xherladina. Dhe në postimet e kësaj të fundit, shohim që disa orë para premierës, Ledri ka qenë në shoqërinë e saj dhe të disa të afërmve të tyre, një fakt tjetër ky që vë në pikëpyetje marrëdhënien e Ledrit dhe të Sara Hoxhës.

Pse Sara Hoxha ishte e vetme (pa Ledrin) në premierën e “Në

Lidhur me rolin, Sara u shpreh se e ka gjetur shumë veten dhe e vetmja gjë që e pengonte ishin kamerat. Gjithashtu shtoi se vështirësia qëndronte të kuptonte se çfarë donte regjisori prej saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF