Vivien Thano ka dhënë së fundmi një intervistë për “Mos i bjer me Top”, ku u shpreh se arsyeja e ndarjes nga Getinjo lidhej me faktin se sipas saj, reperi ishte i varur nga lojërat e fatit.
Pas intervistës, Getinjo reagoi menjëherë duke postuar një video në Instastory-n e tij, duke pranuar se luan bixhoz, por që një gjë e tillë, nuk ka ndikuar asnjëherë në marrëdhëniet e tij me të tjerët.
Nuk ka mjaftuar me kaq por disa orë më vonë, reperi ka reaguar sërish duke komentuar poshtë postimit për Vivien në faqen e "E diell", ku shkruan se janë ndarë për arsye të tjera dhe se pas kësaj intervistë, ai u bind se ka gabuar që e ka dashur dhe e ka njohur me familjen Vivienin.
“Jemi nda për arsye tjera. Bixhoz luaj që 15 vjet, mos bëj gjeste të këtij lloji sepse nuk mund të ma njollos askush respektin tim që e kam për të tjerët. Unë mund të mos kem respekt për veten time, por për të tjerët jap gjithçka gjithmonë.
E dija që je fiks kështu, prandaj edhe nuk jemi (bashkë). Mos të dhemb që nuk të funksionoi plani zemra, sepse me intervista të tilla ma konfirmon që vërtetë paskam gabuar që të kam dashur dhe të kam njoftuar me familjen. Shiko jetën përpara dhe më lë rehat. Paqe”, shkruan Getinjo.