KreuCelebrity

Amazon lëshon në hapësirë satelitët e parë për shërbime interneti!

Amazon lëshon në hapësirë satelitët e parë

Kompania Amazon lëshoi sot satelitët e parë testues në orbitë për shërbimin e saj të planifikuar të internetit, duke i bërë konkurrencë kompanisë SpaceX.

Raketa Atlas V dërgoi në orbitë dy satelitët, duke nisur një program që synon të përmirësojë shërbimet globale të internetit me 3236 satelitë të tjerë që do të fluturojnë rreth Tokës në të ardhmen.

Amazon lëshon në hapësirë satelitët e parë

Kompania Amazon planifikon të fillojë të ofrojë shërbime interneti në fund të vitit të ardhshëm.

Kompania SpaceX e sipërmarrësit Elon Musk ka tashmë një epërsi ndaj kompanisë Amazon dhe themeluesit të tij Jeff Bezos, i cili është pronar edhe i kompanisë hapësinore, Blue Origin.

Amazon lëshon në hapësirë satelitët e parë

SpaceX nisi satelitët e saj të parë testues Starlink në orbitën e Tokës në 2018 dhe satelitët e parë operacionalë në 2019. Që atëherë SpaceX ka dërguar në orbitë më shumë se 5000 satelitë Starlinks nga Florida dhe Kalifornia, duke përdorur raketat e veta Falcon.

Edhe kompania evropiane Eutelsat OneWeb gjithashtu ka dërguar rreth 600 satelitë interneti në orbitë.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF