KreuCelebrity

Fotot e David me Jennifer Lopez dhe Beyonce që tërbuan Victorian!

Fotot e David me Jennifer Lopez dhe Beyonce që tërbuan Victorian!

Victoria Beckham rrëfeu së fundi sesi u kthye në ‘Angry Spice’. Në dokumentarin e ri të David Beckham, të quajtur ‘Beckham’, ylli i ‘Spice Girls’ foli pa doreza për kohën kur futbollisti pothuajse humbi momentin e lindjes së djalit të tyre Cruz në 2005, për shkak të një seti fotografik me Beyonce dhe Jennifer Lopez.

Fotot e David me Jennifer Lopez dhe Beyonce që tërbuan Victorian!

“Seriozisht, unë isha gati të shpërthej. Unë jam në shtrat, dhe ai në një fotosesion të mallkuar me Jennifer Lopez që dukej e mrekullueshme, ndërsa unë prisja një fëmijë. Po tallesh me mua”?, tha Victoria.  

Fotot e David me Jennifer Lopez dhe Beyonce që tërbuan Victorian!

Edhe pse Davidi arriti të ndodhej aty në momenti jyr ajo lindi, 49 vjecarja ende e kujton me zemërim të gjithë situatën. “ Unë bëra një lindje cezariane dhe më kujtohet se isha shtrirë atje, nuk ndihesha më e bukura, le të themi, dhe mbaj mend që dikush më tregoi faqen e parë të gazetës, e cila ishte një foto e mrekullueshme e Davidit mes Jennifer Lopez dhe Beyoncé”, u shpreh. “Dhe titulli ishte: “Çfarë do të thoshte Posh?”

 

“Më lejoni t’ju them se çfarë do të thoshte Posh,” vazhdoi ajo. “Posh u tërbua!” Nuk ishte hera e parë që ardhja në jetë e një fëmije të ciftit qe sfiduese. Vite më parë, çifti pati një përvojë të trishtë gjatë lindjes së djalit të tyre të parë Brooklyn në 1999. Victoria zbuloi në dokumentar se ata morën kërcënime për rrëmbim pasi David mori një karton të kuq gjatë ‘Kupës së Botë’s. Siç tha ajo, “Dua të them, ju as nuk mund të shpjegoni se si ndiheni, sepse ne nuk mund të fshiheshim”.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF