Selena Gomez po flet për ndarjen e saj nga Justin Bieber në vitin 2018, duke zbuluar se fundi i marrëdhënies e shtyu atë të fokusohej në shëndetin e saj mendor. 31-vjeçarja ka treguar se thyerja e zemrës e shtyu atë të hiqte dorë nga rrjetet sociale.
“Zemra ime sapo ishte thyer”, tha Gomez, duke folur për “Fast Company”. “Nuk kisha nevojë të shihja se çfarë po bënin të gjithë. Kishte momente kur nuk u ndjeva pozitivisht për mënyrën se si dukesha për shkak të asaj që do të shihja në Instagram”.
Ndarja e Gomez nga Bieber, erdhi pas vitesh të tëra lidhje së bashku. Pikërisht në këtë kohë ylli i "Only Murders in the Building", u diagnostikua me çrregullim bipolar.
Në dokumentarin e saj Apple+ të vitit 2022, “Selena Gomez: My Mind & Me”, ajo befasoi shumë njerëz duke deklaruar se ndarja e saj nga Bieber, ishte gjëja më e mirë që i kishte ndodhur ndonjëherë. “Gjithçka ishte kaq publike, u ndjeva e përhumbur nga një marrëdhënie e kaluar që askush nuk donte ta linte, dhe më pas thjesht e kalova atë dhe nuk kisha më frikë”, tha ajo.
“Ndjehem sikur më është dashur të kaloj dhimbjen më të keqe të mundshme ndonjëherë. Por unë thjesht mendoj se kjo duhej të ndodhte dhe në fund të fundit, ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë”.
Menjëherë pas ndarjes, Bieber filloi të takohej me Hailey Baldwin, me të cilën u martua në fund të vitit.