Selena Gomez ka thyer më në fund heshtjen e saj mbi fjalet që qarkullojnë prej kohësh për një grindje mes saj dhe Dua Lipës. Në verë pati shumë thashetheme mbi relatat e dyshes, e u fol për një konflikt të mirëfilltë mes tyre. Kto pretendime morën hov pasi Selena e kishte hequr Duan nga Instagrami.
Gomez më në fund shpjegoi përse e bëri unfollow Dua-n. Në një intervistë për median Fast Company, këngëtarja ka shpjeguar se në fakt e gjitha ka qenë thjesht një aksident.
“Ishte padashje! Po pastroja në Instagramin tim dhe kuptova se çfarë kisha bërë kur më thirri një mik dhe më tha: “Shoqe, çfarë ndodhi me Dua-n?” tha ajo.
Selena tani e ndjek sërish Duan në Instagram. Shpjegimi zyrtar u dha, dhe ne po e besojmë!