KreuCelebrity

U largua 20 herë nga shtëpia, Dojna rrëfen sherret pas çiftit në dukje “perfekt”!

U largua 20 herë nga shtëpia, Dojna rrëfen sherret pas

Dojna Mema dhe Vlashent Sata duken si çifti perfekt. Dyshja shfaqen mjaft të lumtur në krahë të njëri-tjetrit, megjithatë asnjë marrëdhënie nuk është perfekte, dhe të dy ata kanë problemet  e tyre. Këtë e ka pohuar vetë Dojna në një intervistë së fundmi ku u shpreh se ka pasur shpeshherë debate të forta mes tyre.

U largua 20 herë nga shtëpia, Dojna rrëfen sherret pas

“Nuk jemi të qetë fare nëse përplasemi. Madje, kur rrinim te apartamenti i vjetër valixhja ime rrinte gjithmonë gjysmë e bërë,”-tregoi ajo mes notave të humorit në një “Natë me Aulonën”. Moderatorja shtoi se :“Në momentin që bëhet një debat i fortë më fshihet në atë moment çdo gjë që ka ekzistuar përpara dhe them “Kjo nuk është jeta që dua”. Dhe e kam gjithnjë valixhen gati dhe shtoj vetëm ndonjë gjë kështu, është ajo pjesa e dramaticitetit. E mbyll dhe e tërheq.”

U largua 20 herë nga shtëpia, Dojna rrëfen sherret pas

Ndoshta nuk do ta besoni por Dojna është larguar mbi 20 herë nga shtëpia: “Jam larguar shumë herë. Mbi 20 herë po kthehesha ditën tjetër. Kur sa je njohur është ai që vjen të kërkon, pastaj ta merr dorën dhe ti thjesht kthehesh vetë.”

U largua 20 herë nga shtëpia, Dojna rrëfen sherret pas

Të gjitha këto para se të bëhej nënë. Tani moderatorja pranoi se ikjet nuk janë zgjidhje dhe në vend të kësaj reflekton me veten. “Por, tani që është djali sigurisht që nuk e bëj më. Futem te dhoma dhe e reflektoj me veten.”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF