Image info
KreuCelebrity

Ekskluzive/ Dojna Mema: Nuk bëj shoqe në televizion!

 

Rikthimi i Dojna Memës në televizion ishte i mezipritur nga dashamirësit e saj. Bukuroshen syklatër e ktheu në ekran programi investigative ‘Piranjat’, kostum që duket se i rri mjaft mirë karizmës së saj.

Ekskluzive/ Dojna Mema: Nuk bëj shoqe në televizion!

Edhe pse prej 1 dekade shfaqet në televizion, e vërteta është se Dojnën nuk e kemi parë ndonjëherë të krijojë miqësi me vajzat e tjera të ekranit, e duket se kjo nuk është një përshtypje e krijuar nga ne si publik.

Ekskluzive/ Dojna Mema: Nuk bëj shoqe në televizion!

Në një intervistë për numrin e tetorit të Revista Bordo, Dojna pranoi se nuk ka bërë ndonjëherë mikesha të ngushta në televizion, madje as nuk preferon të kalojë kohë përtej punës në ambientet e televizionit.

Pjesë nga intervista:

Cila është mikesha më e mirë që ke nga televizioni?

Mikesha kam shumë, por shoqet e mia të ngushta i kam që nga klasa e parë fillore dhe jo nga televizioni.

E ke ndjerë ndonjëherë xhelozinë e kolegeve të ekranit?

Personalisht nuk e kam ndjerë sepse nuk kaloj kohë përtej punës në mjediset e televizionit, kështu fokusohem vetem tek puna dhe s’marr vesh asgjë që mund të ndodhë përtej atij orari.

Intervistën e plotë të Dojna Mema e gjeni në versionin e printuar të Revista Bordo!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF