"Ylenia? Jam ende duke e kërkuar: E ftuar në “Verissimo”, Romina Power ka folur sërish për vajzën e saj të dashur, e cila u zhduk në New Orleans në vitin 1994. “Asgjë nuk është vërtetuar ende, ndaj nuk e humb shpresën. Brenda meje kam ndjesinë se diku është gjallë ".
Mendimi u kthye edhe më i gjallë në mendjen e këngëtares, gjatë një udhëtimi të rëndësishëm shpirtëror në Medjugorje: "E gjithë gjëja më goditi kur na thanë se gjërat e Ylenisë ishin gjetur në hotel, por nuk kishte asnjë gjurmë".
"Me atë rast nuk gjeta qetësi, nuk mund të flija. Një mëngjes u zgjova dhe i thashë vetes se duhej të gjeja një rruzare", vijon Power. "Kështu që shkova të kërkoja një manastir, mora një rruzare, u ktheva në hotel dhe fillova të falem. Që nga ai moment gjeta pak qetësi."
Ylenia Maria Sole Carrisi ishte fëmija i parë i çiftit Albano dhe Romina. Ajo kishte lindur në 29 nëntor të 1970, por u zhduk në rrethana misterioze teksa vizitonte New Orleans në SHBA. Me kërkesë të babait të saj u shpall e vdekur në nëntor të 2014.
Ylenia u shfaq në ekran për herë të parë në 1983 bashkë me prindërit në filmin “Champagne in paradise”. Ajo kishte ëndërr të bëhej shkrimtare dhe studioi letërsi në King’s College London, ku ishte nxënësja më e mirë. Pikërisht gjatë studimeve pati idenë të udhëtonte e vetme nëpër botë, duke bërë një pushim nga shkolla.