KreuCelebrity

VIDEO/ Pavarësisht kritikave; Beckham puth sërish vajzën e tij në buzë!

VIDEO/ Pavarësisht kritikave; Beckham puth sërish vajzën e tij

David Beckham është sërish në krye të titujve të mediave pasi ka puthur përsëri në buzë vajzën e tij 12-vjeçare, pavarësisht se është kritikuar shpeshherë në rrjete sociale në lidhje me këtë gjest. Ish-ylli i futbollit po bëhej gati për në javën e Modës në Paris, teksa atë e bir kanë shkëmbyer një puthje mes tyre.

Në video, Harper shihet duke rregulluar fytyrën e babait të saj nën tingujt e këngës Style të Taylor Swift dhe kur procedura përfundon, babai i saj i cili i jep një puthje në buzë.

VIDEO/ Pavarësisht kritikave; Beckham puth sërish vajzën e tij

“Marrëdhënia mes babait dhe vajzës është e bukur, por puthja në buzë nuk më duket e drejtë. Ajo është një adoleshent tani dhe jo një bebe”, ka komentuar një përdorues i rrjete sociale në videon e postuar nga David Beckham në Instagram.

Gjithsesi ka patur dhe nga ata që kanë mbrojtur futbollistin. “Çdo vajzë ka nevojë për një baba si ai”, kjo është diçka e çmuar”, shkruan një prej tyre, teksa të tjerë thonë, “Unë shkrihem teksa e shikoj videon, çfarë baba i mrekullueshëm dhe çfarë modeli'', "Mos ki turp të puthësh vajzën, marrëdhënia jote është e bukur".

VIDEO/ Pavarësisht kritikave; Beckham puth sërish vajzën e tij

Në vitin 2017, David, i cili është gjithashtu baba i Brooklyn, 24, Romeo, 21, dhe Cruz, 18 vjeç, u detyrua të mbronte vendimin e tij, duke këmbëngulur se ai dhe gruaja e tij Victoria janë 'gjithmonë shumë të dashur' ndaj pasardhësve të tyre.

Ish-ylli i sportit iu kundërpërgjigj kritikëve ndaj në atë kohë nw Facebook, duke zbuluar se i puthte të gjithë fëmijët e tij në buzë - përveç djalit të tij të madh. Brooklyn.

Ish-kapiteni i Anglisë vazhdoi: "Ne duam t'u tregojmë fëmijëve tanë dashuri dhe ne i mbrojmë ata, kujdesemi për ta dhe i mbështesim”. Duke folur për rolin e tij si baba, David shtoi: 'Të kesh fëmijë është gjëja më e veçantë në botë'.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF