Në moshën 54 vjecare, Jennifer Aniston vazhdon linja të admirueshme. 54 vjecarja rrëfeu se bën katër gjëra të thjeshta për të pasur një trup kaq të mirë, ndërkohë që sic thotë qëndron ulur e shikon më shumë televizor se më parë.
Ylli i Hollivudit nuk ka ngurruar t`i ndajë me ndjekësit disa hapa ditorë që ajo bën për të qëndruar në formë. Veterania e serialit “Friends” shpjegoi se janë katër gjëra të thjeshta nga të cilat nuk heq dorë për një trup të bukur, edhe pse ka kaluar 50 vite.
“Pi shumë ujë, lëviz me trup tërë ditën, përpiqem të ha ushqime të plota, ushqim të freskët dhe flejë sa më shumë që mundem”, tha ajo për “CR Fashion Boo”.
“Kjo është pjesa e fundit sfiduese për mua, por është shumë e rëndësishme. E ndjej kur nuk pushoj mjaftueshëm”, shtoi Aniston.