
Vajza e madhe e Kobe Bryant, Natalia, 20 vjeçe bëri debutimin e saj të parë në pasarelë si modele gjatë Javës së Modës në Milano, ndërsa nëna e saj Vanessa e shikonte me krenari nga rreshti i parë.
Natalia Bryant, vajza e madhe e legjendës së ndjerë të NBA-së Kobe Bryant bëri paraqitjen si modele të premten teksa po sfilonte në prezantimin e koleksionit të Versace gjatë Javës së Modës në Milano.
Bukuroshja brune, 20 vjeçe, doli në pasarelë krah modeleve të famshme si Gigi Hadid dhe Kendall Jenner teksa mamaja e saj krenare Vanessa Bryant, 41, e shikonte nga rreshti i parë.
Natalia dukej e mrekullueshme ndërsa kishte veshur një fustan të zi elegant me shpatulla këndore që i nxirrnin në pah këmbët e saj të gjata.
Studentja e USC i kishte stiluar flokët e saj të mëndafshtë të zeza në një stil voluminoz të kapura gjysmë lart, kapëse elegant. Nuk dihet nëse modelingu do të jetë profesioni i ardhshëm i vajzës së ish legjendës së NBA, por komentet për debutimin e saj të parë në pasarelë ishin tejet pozitive.



















