KreuCelebrity

“Çështje parash”! Motrat Belen dhe Cecilia Rodriguez shkëpusin marrëdhënien mes tyre?!

“Çështje parash”! Motrat Belen dhe Cecilia Rodriguez

Belen Rodriguez, duket se nuk ka patur së fundmi probleme vetëm në jetën romantike, por edhe në marrëdhënien me motrëne  saj Cecilia.

Kohët e fundit po qarkullon një tjetër lajm bombë i cili vetëm tërheq vëmendjen e fansave. Kësaj here vihet në pikëpyetje motra e prezantueses. Çfarë po ndodh mes Belen dhe Cecilia Rodriguez?

Duket se mes dy motrave argjentinase nuk qarkullon një ajër krejtësisht i qetë. Padyshim ndër pakujdesitë e momentit si përshembull një koment apo like në postet e njëra tjetrës në instagram, mediat italiane shkruajnë se një ndër arsyet që ka tronditur ujërat në raportin e motrave të famshme janë paratë.

Gazetari italian Ivan Rota ka bërë me dije pa dhënë detaje se Belen dhe Cecilia aktualisht nuk  kanë një raport të shëndetshëm me njëra tjetërn dhe arsyet janë ekonomike. Përçarja mes motrave u vu re kur Cecilia pati debutimin e saj në Festivalin e Venecias dhe si asnjëherë tjetër motra e saj Belen nuk bëri asnjë ‘share’ apo reagim rreth pjesëmrrjes së motrës në eventin e rëndësishëm.

“Telenovela Rodriguez: Cecilia shkoi (edhe ajo!) në Festivalin e Filmit në Venecia dhe publikoi disa histori dhe postime në Instagram. Motra Belen Rodriguez, pasi ishte në Dolomites, nuk e pëlqeu dhe nuk e ripostoi siç bëri vitin e kaluar. Ka nga ata që thonë se të dy janë grindur për arsye ekonomike…”; është shprehur gazetari Rota.

Shkurtimisht, prej disa kohësh fansat do të kishin vënë re se marrëdhënia e zakonshme nuk duket se ekziston më mes dy motrave argjentinase, bazuar edhe në ndërveprimet përmes rrjeteve sociale, të cilat, siç e dinë të gjithë, arrijnë të shkurtojnë distancat aty ku nuk është e mundur të lidhesh fizikisht.  Pse kaq shumë heshtje? Pyetja bëhet gjithnjë e më misterioze.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF