
Nëse deri më sot ndarja mes Joe Jonas dhe Sophia Turner cilësohej si thasheshethem i radhës në Hollywood, një status i shkruar pak orë më parë në llogarinë e çifit në instagram i vuri vulën ngjarjes.
Duket se divorci i çiftit është mëse i vërtetë dhe kësaj here konfirmohet zyrtarisht nga vetë dyshja.
“Pas katër vitesh martese të mrekullueshme, ne kemi vendosur bashkërisht t’i japim fund martesës sonë. Ka shumë narrativa spekulative se pse, por me të vërtetë ky është një vendim i përbashkët dhe ne sinqerisht shpresojmë që të gjithë mund të respektojnë dëshirën tonë për privatësi për ne dhe fëmijët tanë”; shkruhet në deklaratën zyrtare t ëish-çiftit.
Joe Jonas dukeshin si një ndër çiftet më të lumtur të shoëbiz-it botëror dhe ndarja e tyre shokoi jo pak fansat e tyre.
Ata u martuan në vitin 2019 pas një romance katër vjeçare dhe janë prindër të dy vajzave.