KreuCelebrity

Paraqitja e rrallë e Meghan Markle në koncertin e Beyonce mes yjeve të tjerë botërorë!

Paraqitja e rrallë e Meghan Markle në koncertin e Beyonce mes yjeve

Meghan Markle u fotografua në  koncertin e Beyoncé në Los Angeles mbrëmë me aktoren Kerry Washington dhe këngëtaren Kelly Rowland dhe duket se aktorja e ‘Suits’ po i rikthehet jetës së mëparshme si pjesë e showbiz-it botëror.

Dukesha e Sussex-it u fotografua nga Kevin Mazur, një nga fotografët më të famshëm në botë që ka punuar me Kim Kardashian, David Bowie dhe Madonna. Meghan ishte e pranishme në SoFi Stadium në koncertin e radhës së Beyoncé në turneun e saj botëror që përkoi me 42 vjetorin e lindjes së artistes.

Meghan ishte gjithashtu në një tjetër koncert të Beyonce pak ditë më parë nën shoqrinë e Princ Harry.

Fotografitë e Dukeshës tregojnë se ajo duket e ngjashme me kohët e saj të mëparshme si aktore me një veshje më të qetë, krahasuar me pamjen mbretërore që ka mbajtur pas martesës me Princ Harry.

Paraqitja e Meghan me yllin e Django Unchained dhe ish shoqen e grupit të Beyonce-s, “Destiny’s Child”, Kelly Roëland, pa dyshim do ta ndihmojë Dukeshën të kthehet në gjirin e Hollivudit.

Në koncertin që përkoi me 42 vjetorin e Beyoncé pati edhe shumë të famshëm të tjerë të pranishëm që përfshinin Khloe Kardashian, Penelope Disick, Adele, Kim Kardashian, North Ëest, Kris Jenner, Lauren Sanchez, Jeff Bezos etj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF