KreuCelebrity

Brenda shtëpisë së re që mori ish-gruaja e Kevin Costner pas divorcit!

Brenda shtëpisë së re që mori ish-gruaja e Kevin Costner pas

Ish bashkëshortja e Kevin Costner, Christine Baumgartner është transferuar në një shtëpi me qira në Montecito, me katër dhoma gjumi për të cilën paguan 40,000 dollarë në muaj.

Christine Baumgartner u zhvendos në një pronë luksoze me katër dhoma gjumi pasi gjykata në Santa Barbara vendosi që ajo do të marrë vetëm  63,000 dollarë në muaj pas divorcit me aktorit e famshëm, duke hedhur poshtë pretendimin  e Christine e cila kërkoi një pagesë mujore prej 161.000 dollarësh.

Nëna e tre fëmijëve, 49 vjeç  duket se nuk është e kënaqur me shtëpinë e re  pasi sipas saj banesa nuk ofron të njëjtin standard jetese si ajo e vjetra.

Vila ndodhet në një parcelë prej një hektari, dhe ka ambiente të brendshme të dizajnuara me porosi, një pishinë të madhe, një xhakuzi, katër dhoma gjumi dhe kushton 40,000 dollarë në muaj me qira, por ish gruaja e Kevin Costner thotë se nuk është mjaft e mirë për familjen e saj.

Pavarësisht kundërshtimeve të saj, Christine Baumgartner u zhvendos në pronën luksoze të premten, edhe pse ajo ka pretenduar një shtëpi buzë plazhit  ‘të krahasueshme’ me atë në të cilën jetonte me Costner.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF