KreuCelebrity

Arbana Osmani sapo postoi si rrallëherë një video të vajzës!

Arbana Osmani sapo postoi si rrallëherë një video të

Ditët e fundit të gushtit moderatorja Arbana Osmani i ka rezervuar për pushime me familjen në Jug të Shqipërisë, në Himarë.

Së bashku me bashkëshortin Eduartin, tre fëmijët, prindërit e vëllezërit Arbana po kalon ditë shumë të bukura nën ujërat e kristalta të detit Jon.

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Nga postimet e shumta që moderatorja e ‘Big Brother VIP’ ka bërë këto ditë, vëmendjen tonë e mori një video e ëmbël në të cilën mami Arbana publikoi si rrallëherë vajzën Zoi.

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Më e vogla e familjes më 1 shtator mbush 1 vjeç dhe nga video e postuar mami Arbana u tregua paksa bujare duke zbuluar pak nga portreti i së bijës.

Duket se Arbana me të tre fëmijët ka zgjedhur të njëjtën mënyrë sa i përket ekspozimit në publik,  duke pritur një farë moshe para se ajo të prezantojë të vegjlit me publikun e saj virtual në instagram.

Për momentin është vetëm djali i madh Joni ai që postohet nga mami,  ndërsa Dielli dhe Zoi janë ende të vegjël për t’u ekspozuar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF