Ndonëse është një ndër këngëtarët më fenomenal shqiptar, Aleksanër Gjoka ka zgjedhur të jetë tejet diskret me jetën e tij private.
Familja e këngëtarit jeton prej vitesh në Itali, ndërsa Aleksandri ka vijuar karrierën e gjatë në Shqipëri, larg bashkëshortes dhe fëmijëve.
Duke qenë se dy fëmijët e këngëtarit djali Rei dhe vajza Joel nuk kanë zgjedhur rrugën e të atit, Gjoka i famshëm i familjes i ka mbajtur fëmijët përherë larg vëmendjes mediatike.
Por ndërsa po i hidhnim një sy llogarisë së instagramit të këngëtarit të ‘Ditë dimri’ u njohëm aty virtualisht me vajzës e artistit, Joel e cila nga babai duket se ka trashëguar kaçurrelat e bukura.
Duket se si për çdo baba, edhe për Aleksandrin vajza është pika e tij e dobët, pasi dedikimet për të bijën janë disa në instagramin e tij.
Aleksandër Gjoka këtë verë ka patur një axhendë tejet të ngjeshur me të kënduarit live në bare të ndryshme.