Kur je një ikonë në industrinë e muzikës botërore si Britney Spears, është e vështirë të mbash të fshehtë jetën roamantike. Dhe princesha e popit pavarësisht dëshirës për ta mbajtur për vete romanticitetin, e ka patur pothuajse të pamundur të mos fotografohet me të dashurit që ka patur gjatë jetës së saj me ulje dhe ngritje në karrierë. Ndërsa ditën e djeshme bashkëshorti Sam Asghari ka kërkuar divorcin nga Britney Spears pas 14 muajsh martesë, le të kujtomë të gjitha romancat që ylli i popit ka patur në jetën e saj. Më poshtë 18 historitë e dashurisë të Britney Spears.
Reg Jones (1995-1997)
Përpara se ajo të ishte një emër i madh në skenën e muzikës pop, Spears ishte thjesht një adoleshente e zakonshme që rritej në Luiziana. Dhe i dashuri i saj në moshën 14-vjeçare ishte një djalë me emrin Reg Jones, me të cilin Spears humbi virgjërinë.
Justin Timberlake (1998-2002)
Dashuria e parë publike për Britneyn pasi u bë një zll botëror ishte ajo me këngëtarin Justin Timberlake. Ata dukeshin si një dyshe e krijuar në parajsën e Mickey Mouse Club, por kur Justin Timberlake dhe Britney Spears vendosën të shkëputnin lidhjen e tyre të përsosur në Hollyëood në vitin 2002 pas katër vitesh lidhje, gjërat nuk përfunduan me ndarje miqësore. Timberlake shkroi hitin e tij “Cry Me a River”, ku thuhet se ju kushtua pabesisë së Spears.
Wade Robson (2001-2002)
Kur Spears u nda nga Timberlake në vitin 2002, thashethemet thanë se ajo ishte lidhur fshehurazi me koreografin e kërcimit Ëade Robson gjatë kohës që ishte me Justin. Dyshja përfunduan në lidhje për rreth një vit dhe lidhja e tyre shënoi periudhën e saj “jo aq të pafajshme” të rebelimit.
Fred Durst (2003)
Pas ndarjes nga Ëade Robson, Spears u lidh me një numër emrash të njohur në muzikë dhe skena të Hollivudit. Fred Durst, ishte një nga ata emra, megjithëse Spears ka mohuar që të dy kishin një lidhje.
Jared Leto ( 2003)
Thashethemet filluan të shpërthenin më atë vit, me Spears që thuhet se kishte lidhje me Jared Leton. Edhe kësaj here Spears i mohoi thashethemet edhe pse fotografitë dhe deklaratat e burimeve të afërta tregonin të kundërtën.
Colin Farrell (2003)
Britney Spears dhe aktori irlandez (dhe djali famëkeq i keq) Colin Farrell u panë në premierën e tapetit të kuq të filmit të tij “The Recruit” kur u shfaqën së bashku dhe më vonë u fotografuan në ballkonin e dhomës së tij të hotelit.
Columbus Short (2003)
Pas romancës së shkurtër me Colin Farrell, Spears u lidh me një nga kërcimtarët e saj rezervë, një burrë me emrin Columbus Short. Columbus (i martuar) nuk e mbajti dot sekret lidhjen me divën e famshme dhe e rrëfeu për një tabloid çka i shkaktoi atij ndarjen nga bashkëshortja dhe ndërprerjen e kontratëës së punës me Spears.
Jason Alexander (2004)
Martesa e Britney Spears me Jason A;exander është një ndër martesat më jetëshkurtër në Hollyëëod, pasi zgjati vetëm 55 orë. Këngëtarja e muzikës pop u martua me shokun e fëmijërisë Jason Alexander në ‘Little Ëhite Ëedding Chapel’ në Las Vegas pas një nate të gjatë festimi, por dyshja erdhën në vete pak më vonë dhe e anuluan bashkimin e tyre pas vetëm 55 orësh.
Kevin Federline (2004-2007)
Më vonë atë vit kur ishte vetëm 22 vjeç, Spears ra në dashuri dhe u martua me kërcimtarin Kevin Federline, me të cilin pati dy djemtë e saj, Jayden James dhe Sean Preston Federline. Sidoqoftë, ishte rreth kësaj kohe që karriera e Spears filloi të merrte bujë dhe ajo dhe Federline përfunduan duke hequr dorë nga martesa e tyre vetëm tre vjet më vonë, në vitin 2007.
J.R. Rotem (2007)
Pas divorcit të saj nga Kevin Federline, Spears nuk qëndroi beqare për një kohë të gjatë, duke u takuar me producentin muzikor J.R. Rotem. Mënyra sesi Spears u rikuperua nga ndarja me Federline bëri disa spekulime se Spears në të vërtetë ishte takuar me Rotem ndërsa ajo ishte ende e martuar.
Isaac Cohen (2007)
‘Flaka’ tjetër i Spears ishte modeli Isaac Cohen. Dyshja u panë fillimisht së bashku teksa po kalonin me motor në Marina Del Ray, Kaliforni. Megjithëse Spears dhe Cohen kaluan shumë kohë së bashku gjatë romancës së tyre të stuhishme, stili i jetës me shumë impenjime për të dy pengoi ndonjë gjë më serioze dhe ata e anuluan miqësisht romancën e tyre.
Howie Day (2007)
Spears hyri në rehabilitim në shkurt të vitit 2007 e megjithatë nuk qëndroi beqare për shumë kohë. Këngëtarja e pop-it thuhet se filloi të takohej me këngëtarin/kantautorin Hoëie Day menjëherë pasi dyshja u takuan në qendrën e rehabilitimit Promises në Malibu.
Criss Angel (2007)
Pas marrëdhënies së saj me Day, Spears u lidh me iluzionistin Criss Angel, por interpretuesi mohoi se marrëdhënia e tyre ishte diçka përtej se thjesht profesionale. Angel pranoi se ai po ndihmonte Spears me performancën e saj në MTV Video Music Aëards, por tha se bashkëpunimi i tyre ndaloi këtu.
Adnan Ghalib (2007-2008)
Spears po përndiqej vazhdimisht nga paparacët në kulmin e shkatërrimit të saj publik, por një fotograf në veçanti dukej se tërhoqi vëmendjen e yllit të popit. Në dhjetor të vitit 2007, Spears befasoi miqtë, familjen dhe fansat kur doli me paparacinAdnan Ghalib me të cilin kishte nisur një romancë.
Jason Trawick (2009-2013)
Një nga marrëdhëniet më të qëndrueshme të Spears ishte me ish-menaxherin Jason Traëick. Dyshja filluan të takoheshin në vitin 2009 dhe madje u fejuan në dhjetor 2011. Në janar të vitit 2013, çifti i befasoi fansat duke njoftuar vendimin e tyre për t’u ndarë.
David Lucado (2013-2014)
Në mars të vitit 2013, menjëherë pas ndarjes së Spears nga Traëick, këngëtarja u pa me një burrë të ri, avokatin David Lucado. Lidhja zgjati pak më shumë se një vit.
Charlie Ebersol (2014-2015)
Spears nisi të dilte me Charlie Ebersol, një producent dhe djali i bashkëkrijuesit të Saturday Night Live Dick Ebersol, në tetor 2014. Por në qershor 2015 ata u ndanë.
Sam Asghari (2016-2023)
Ylli i popit u takua me Sam Asghari në tetor 2016 kur ai u shfaq në videoklipin e saj “Slumber Party”. Në shtator 2021, çifti njoftoi fejesën e tyre përmes Instagramit. Dyshja u martuan në qershor të vitit 2022 të rrethuar nga 100 të ftuar të mbushur me yje të famshëm botërorë. Por edhe kjo histori dashurie mori fund për Britney Speras pasi ditën e djeshme mediat e huaja shkruajtën se spears dhe sam do të divorcohen.