KreuCelebrity

Mediat zbulojnë 3 takimet sekrete mes Shakirës dhe Hamilton!

Mediat zbulojnë 3 takimet sekrete mes Shakirës dhe Hamilton!


Shakira dhe Lewis Hamilton kanë shijuar tre takime sekrete në vilën e saj luksoze në Ibiza gjatë muajit të kaluar.

Këngëtarja kolumbiane, 46 vjeç, dhe ylli britanik i F1, 38 vjeç, ndezën thashethemet për lidhje pasi u panë në një sërë ngjarjesh së bashku këtë vit.


Një burim ka zbuluar tani për kanalin televiziv spanjoll Telecinco se dyshja u takuan tri herë në vilën Ibiza, pasi punëtorët e vilës u larguan për atë ditë.
Ata thanë: “Kur punëtorët u larguan, këngëtarja qëndroi vetëm me eskortën e saj private dhe mori një vizitë nga Hamilton”.
Burimi pohoi gjithashtu se shoferi i Hamilton dëgjoi ‘bisedat e vazhdueshme’ të sportistit me këngëtaren Waka Waka.


Ndërsa Lewis shijoi pak ditë pushime në një jaht në fillim të këtij muaji me miqtë, pasi përfundoi në vendin e tretë në garën e tij në Silverstone, Shakira ka qënduar në vilë dhe ka dalë nga aty vetëm një herë për të ngrënë darkë me Hamilton.
Edhe pse përfaqësuesit e Shakirës dhe Hamilton nuk kanë preferuar të bëjnë asnjë koment rreth romancës së dyshes, për mediat e huaja tashmë nuk ka asnjë dyshim se mes këngëtares së ‘waka waka’ dhe yllit të garave me makina ka lindur një histori

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF