KreuCelebrity

Djali 18 vjeçar i yllit të NBA, LeBron pëson arrest kardiak!

Djali 18 vjeçar i yllit të NBA, LeBron pëson arrest kardiak!

Bronny James, djali i madh i yllit të NBA, LeBron James, pësoi një arrest kardiak gjatë stërvitjes së basketbollit në Universitetin e Kalifornisë Jugore dhe u shtrua në spital të hënën, sipas një deklarate nga një zëdhënës i familjes.

Ai fatmirësisht doli nga terapia intensive dhe është në  gjendje të qëndrueshme.

“Dje teksa stërvitej Bronny James pësoi një arrest kardiak. Stafi mjekësor ishte në gjendje ta trajtonte Bronnyn dhe ta çonte në spital. Ai tani është në gjendje të qendrueshme dhe nuk është më në terapi intensive. Ne kërkojmë respekt dhe privatësi për familjen James dhe do të përditësojmë mediat kur të ketë më shumë informacion. LeBron dhe Savannah dëshirojnë të dërgojnë publikisht falënderimet dhe vlerësimin e tyre më të thellë për stafin mjekësor dhe atletik të për punën e tyre të jashtëzakonshme dhe përkushtimin ndaj sigurisë së atletëve të tyre.”;  thuhet në një deklaratë nga familja e basketbollistit të famshëm

Bronny, 18 vjeç, është një student i ri për ekipin e basketbollit të USC pasi u diplomua në shkollën e mesme Sierra Canyon në Los Angeles këtë pranverë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF