KreuCelebrity

Yll si e ëma; vajza 19 vjeçare e Heidi Klum mahnit me fizikun!

Yll si e ëma; vajza 19 vjeçare e Heidi Klum mahnit me fizikun!

Vajza modele e Heidi Klum, Leni së fundmi po ndjek hapat e nënës së saj në fushën e modelingut, duke qenë se shumë shpejt ajo është kthyer në një emër mjaft të lakmuar nga stilistët. 19 vjeçarja që ka trashëguar hiret dhe fizikun nga nëna e saj e famshme është herë pas here prezente në rrejte sociale duke postuar foto e video nga përditshmëria e saj.

Bukuroshja e pasarelave ndodhet këto ditë me pushime, dhe duket se nuk ka marrë masat e duhura për t’u mbrojtur nga dielli, pasi në një foto të postuar në instagramin e saj, Leni duket e djegur keq nga rrezet e diellit.  

19-vjeçarja duket e shtrirë në shtratin e saj topless me asgjë tjetër veçse një pal tanga teksa shfaqte figurën e saj mahnitëse por të djegur keq. Pasi hoqi pjesën e sipërme të bikinit, ajo la pas linjat e ndezura të ngjyrës së bardhë, ndërsa shkroi:

 “Natyrisht që nuk përdora mjaftueshëm krem ​​kundër diellit”

Sigurisht në fotot me bikini gjatë pushimeve verore, ajo çfarë komentohet më shumë nga ndjekësit e yllit të ri të familjes janë format perfekte fizike.

Personaliteti mediatik nuk është i panjohur publikisht me format e saj të tonifikuara, pasi Leni ka nisur një karrierë modelingu gjatë viteve të fundit.

Leni bëri debutimin e saj si modele në vitin 2020, kur u shfaq përkrah nënës së saj në kopertinën e Vogue Germany në moshën 16-vjeçare.

Që atëherë ajo është shfaqur në fushata promovuese për marka të ndryshme, duke përfshirë Dior Beauty, Fila dhe Intimissi, ndër të tjera.

Nëna e saj Heidi Klum foli më parë për People dhe shprehu miratimin e saj për zgjedhjen e karrierës së vajzës së saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF