
Sam Smith zgjodhi të vishej rehat ndërsa po shëtiste me të dashurin e përfolur Christian Cowan në Nju Jork të mërkurën. Këngëtari 31 vjeçar shijoi motin e nxehtë i veshur me një fund të bardhë, kombinuar me një kanotjere po ashtu të bardhë.
Këngëtari i lindur në Londër kishte plotësuar ‘look-un’ me një gjerdan ari dhe këpucë me qafa dhe çorape te bardha.
Ndërkohë Christian kishte zgjedhur një pamje sportive tërësisht të zezë.
Dyshja kanë ngjallur thashetheme për lidhje në muajt e fundit pasi janë parë së bashku në disa raste. Në fillim të këtij viti, ata morën pjesë së bashku në ‘Some Like It Hot’ në Broadway.
Edhe pse ata kanë kaluar shumë kohë së bashku, ata ende nuk e kanë konfirmuar nëse janë në lidhje.





Celebrity
Gazeta italiane shkruan për Jori Dellin!




Celebrity
Klajdi Haruni baba për herë të parë!








Celebrity
6 ndarjet VIP të muajit Korrik!


