
Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino nuk janë më bashkë. Një tjetër ndarje për çiftin më të përfolur të thashethemeve italiane.
Pasi ai hoqi unazën e martesës dhe ajo fshiu të gjitha fotot romantike në Instagram, shfaqet një kandidat tjetër për yllin e showbiz-it Belen Rodriguez. Showgirl argjentinase u kap nga paparacët e ‘Chi’ nën shoqërinë e biznesmenit Elio Lorenzonin.
Dyshja janë parë të kenë sjellje shumë intime me njëri tjetrin, duke nisur aludiemt se mes tyre ka lindur një romancë. Të dy janë miq të vjetër dhe janë takuar me rastin e ditëlindjes së Ignazio Moser, ku kanë qenë të afërt gjatë gjithë kohës.
Elio Lorenzon është 40 vjeç dhe është ekspert në golf dhe E-bike, është kryetar i Lorenzmotors dhe drejtor i Lorenzoni srl, i cili merret me motoçikleta, aksesorë dhe komponentë në të gjithë botën.
Arsyet e ndarjes mes Belen dhe Stefanos janë të panjohura deri më sot: të dy, të martuar që nga viti 2013, u rikthyen bashkë në dhjetor 2021, pas përfundimit të marrëdhënies midis Rodriguez dhe Antonino Spinalbese.