Tiffany Trump ndodhet në Tiranë. Vajza e vogël e ish-presidentit të Amerikës Donald Trump ka udhëtuar drejt kryeqytetit shqiptar së bashku me bashkëshortin e saj Michael Boulos.
Nuk dihen arsyet që e kanë sjellë çiftin e famshëm në Tiranë, por mbrëmjen e së hënës burime për Bordo konfirmojnë se ata janë parë duke darkuar në një prej restoranteve më elitare në vend, Boutique Padam.
Pinjollja e familjes Trump dhe bashkëshorti i saj bilioner ishin nën shoqërinë e familjes Devolli nga Kosova, të cilët njihen si sipërmarrës të fuqishëm jo vetëm në Kosovë, por edhe në USA.
Miqtë shqiptaro-amerikanë kanë zgjedhur Padam për të drekuar, ku kanë shijuar pjatat e përgatitura për ta ekskluzivisht nga shefi i kuzhinës Fundim Gjepali.
Tiffani ka zgjedhur një veshje casual me pantallona të bardha dhe bluzë të zezë, ndërsa flokët biondë të krehura me onde i ka hedhur supeve.