KreuCelebrity

Një rrëfim nga Antonio Banderas: Jetoj në mister…

Një rrëfim nga Antonio Banderas: Jetoj në mister…

Ai jeton me filozofinë tipike të një andaluziani, ku në jetë e vetmja gjë e sigurt është vdekja, slogan të cilin aktori i njohur spanjoll e respekton, ndaj përpiqet ta shijojë çdo moment me dëlirësinë e një fëmije…

Zoti Banderas, si e përballoni frikën?

Do të ishte një përgjigje e shkëlqyer nëse do të thosha se reflektoj shumë, por kjo nuk është e vërtetë. Unë veproj sipas intuitës. Unë thjesht e lë intuitën time të veprojë në situata frike. Unë çdo gjë e vendos sipas zemrës, nuk jam një person cerebral. Unë jam 62 vjeç dhe do të vazhdoj t’i bëj gjërat ashtu siç i kam bërë gjatë gjithë jetës sime. Unë e imagjinoj veten sikur të jem 15 vjeç…

A sillesh në të njëjtën mënyrë edhe sot?

Ende në të njëjtën mënyrë. Dua të ndihem si një adoleshent i lumtur dhe jam krenar për këtë. Mbaj mend kur kam dëgjuar për Michael Schumacher dhe aksidentin isha duke ecur me makinë. Dëgjova lajmin në radio, ndalova diku dhe pas disa minutash i dhashë makinës gaz dhe vazhdova.

Përtej aktrimit, si është jeta juaj?

Unë ndjek një proces të natyrshëm në jetë, që do të thotë se nëse jeton natyrshëm, pranon gjithçka pa shumë ato kufizime. Sot, shkruaj më shumë se dikur, lexoj më shumë, kompozoj muzikë. Ndjehem sikur po rritem natyrshëm deri tani. Pak nga pak fillova të prodhoja filma dhe së fundmi po gjej një kënaqësi të madhe, duke parë njerëz te të cilët besoj, tek ata që kanë talent dhe u nevojitet ndihmë që të lulëzojnë. Kam takuar njerëz të sëmurë, që duan të jenë gjithmonë 20 vjeç. Kjo është një thirrje për ata që e konsiderojnë si një lloj diktature procesin natyral të plakjes, ndaj unë jetoj çdo moment me gëzim.

Pra, ju nuk e pranoni procesin biologjik njerëzor?

Synoj të jem objektiv dhe i sigurt tek ato që bëj, por nga ana tjetër nuk dua as të ëndërroj. Ose ëndërroj sipas rregullave të lojës. Besoj në lirinë që keni për të bërë zgjedhjet tona në një shoqëri të lirë, të kem kontroll mbi aftësitë e mia. Për mua jo gjithçka është bardh e zi…

A jeni akoma ambicioz?

Kur isha më i ri kisha më shumë ankth për të marrë përsipër gjëra të reja. Por tani është krejt ndryshe, jam më shumë ambicioz sesa dikur, ndoshta kjo ka të bëjë me eksperiencën dhe sigurinë që të jep ajo. Ka diçka interesante: kur vëzhgoj aktorët e tjerë, disa prej tyre shumë të njohur, e kuptoj se ai është më i zgjuar, më i talentuar, më i pashëm dhe kjo më bën mirë për jetën, sepse e mendon qartazi veten se ku je. Pra nuk je numri një ose numri dy, ose numri tre, thjesht je një prej tyre. Duhet të jesh shumë egoist dhe ambicioz, që të përpiqesh ta mbash atë pozicion.

Ju vjen keq që nuk ju marrin shpesh shumë seriozisht për shkak se bëni humor?

Mendoj që ne duhet të qeshim me gjithçka. Humori është shumë i rëndësishëm. Unë nuk mund të qëndroj me njerëz që nuk kanë humor. Humori është i barabartë me ironinë dhe ironia në fund është e barabartë me inteligjencën. E qeshura është shumë e rëndësishme për mua. Te mua gjithçka fillon me të qeshur, madje duke qeshur më shpesh me veten time. Gjëja më e rëndësishme në jetën tonë është vetja, pastaj njerëzit që na rrethojnë, familja dhe çfarë sheh tek ata duhet ta marr me humor.

Babai juaj ishte polic, a ju ka mbështetur të bëhesh aktor?

Babai im ka qenë ndoshta personi që më ka ndihmuar më shumë për të qenë aktor. Kur shkova në Madrid dhe nuk kisha para, ai vazhdimisht më dërgonte para, sepse asokohe jetoja me një pension. Para se të vdiste, ai më pa në Hollywood, më pa në Broadway. Ishte shumë bukur të shihja babanë tim, një burrë shumë i moshuar, të ulur atje duke buzëqeshur. Ishte një kënaqësi e madhe që ai pa djalin e tij të kishte sukses në Broadway. Mbaj mend kur babai erdhi për të më parë në teatër, dukej sikur nuk kishte njeri tjetër atje, edhe pse rrethohej nga 2500 veta. Për mua ajo shfaqje ishte vetëm për babin.

A mendoni se rrënjët tuaja modeste, ju kanë bërë një aktor më të mirë?

Unë nuk vij nga një familje e varfër, sepse nuk më mungonte ushqimi dhe veshja ime kur isha fëmijë, por nuk ishim as të pasur. Pjesëtarë të familjes sime punonin nëpër ara si fshatarë, ndaj unë e di sot se çfarë është të punosh dhe të fitosh, çdo gjë dhe çdo ditë, para me punën e duarve të tua. Kjo më ka ndihmuar të jem më afër realitetit. Gjithashtu, kjo më bëri të kuptoj shumë personazhe që kam interpretuar. Nëse do të kisha lindur në një familje të pasur, do të kishte shumë distancë për të kuptuar realitetin e dikujt tjetër.

Si hytë në Hollywood pa qenë në gjendje të flisni shumë mirë anglisht?

Kjo ndoshta është pjesë e kulturës sime andaluziane, e pasqyruar te të gjithë artistët si: Picasso, Federico García Lorca. Për andaluzianët, fakti që e vetmja siguri në jetë është vdekja shpesh na bën të sfidojmë veten deri në ekstrem, gjithsesi gjithçka është relative. Që kur isha shumë i vogël, e dija shumë qartë se çfarë doja në jetë. Sigurisht që nuk e dija që do të bëhesha aktor, por isha shumë kurioz dhe doja të udhëtoja në vende të ndryshme. Kam ndjenjën se do të vdes i moshuar, nëse e lë duhanin ndoshta dhe mendoj se do të jem ende një fëmijë. Kjo është një ndjesi shumë e rrallë dhe nuk e di se çfarë duhet të jetë diçka që mund të më vrasë natyrën time kureshtare. Pra, kuriozitet është motori që më bën të eci në jetë pa patur asnjë frikë.

Çfarë mendoni se ndodh pasi njerëzit vdesin? Ende nuk e kam një ide. Por kam ndjesinë se nuk do të jetë harresë dhe hiç. Por, ndoshta aty ka diçka…! Besoj se ekziston një mister përtej vdekjes, i mbuluar ndonjëherë nga arroganca e intelektualitetit. Unë besoj se ka diçka që ne nuk e kuptojmë, ndaj edhe unë jetoj shumë rehat në misterin e jetës si

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF