Pak ditë më parë Luiz Ejlli festoi 38 vjetorin e lindjes, por përveë një suprize intime në mesnatë organizuar nga partnerja e tij Kiara Tito, duket se pjesën tjetër të ditës së lindes, fituesi i Big Brother VIP e ka kaluar në spital.
I ftuar në programin investigativ në Top Channel, “Fiks Fare” Ejlli zbuloi se pikërisht dita e lidnjes së tij përkoi me disa xhirime në spitalin e Korëës për filmin “Në kuadër të dashurisë”, ku ai është protagonist së bashku me aktoren Olta Gixhari.
“Ditëlindjen e kalova në spital, kjo sepse patëm ca skena tek xhirimet e filmit”, tha Luizi.
Që prej daljes nga shtëpia e Big Brother, këngëtari Ejlli e ka patur axhendën tejet të ngjeshur me koncerte në USA, Europë, Shqipëri e Kosovë.
Sakaq filmi ‘Në kuadër të dashurisë’ pritet të shfaqet në kinematë e vendit në vjeshtën e këtij viti.