KreuCelebrity

Një histori jete: Ja kur publikohet libri i shumëpritur i Britney Spears!

Një histori jete: Ja kur publikohet libri i shumëpritur i Britney

Britney Spears është gati të tregojë më në fund historinë e saj. Ikona e pop-it do të publikojë kujtimet e saj të shumëpritura, ‘The Woman in Me’, më 24 tetor. Pas një lufte me oferta mes shumë shtëpive botuese, ‘Gallery Book është shtëpia botuese së cilës i është besuar libri me kujtime i Spears.

“Dëshmia bindëse e Britney-t në gjykatë  tronditi botën, ndryshoi ligjet dhe tregoi forcën dhe guximin e saj frymëzues.  Nuk kam dyshim se kujtimet e saj do të kenë një ndikim të ngjashëm dhe do të jenë ngjarja botuese e vitit. Ne nuk mund të ishim më krenarë për ta ndihmuar atë të ndante historinë e saj më në fund.”; tha  për People Jennifer Bergstrom, Zëvendës Presidente dhe Botuese e ‘Gallery Books’.

Britney Spears do të publikojë një kujtim të qartë të 13 viteve që ajo ka qenë nën kujdestarinë e babait të saj, dhe interesi për të mësuar përjetimet e saj gjatë këtyre viteve është i madh tek publiku.  Ish- ylli i pop-it ka nënshkruar marrëveshjen me shtëpinë botuese prej 15 milionë dollarësh.

Duke premtuar se do të zbulojë për herë të parë udhëtimin e saj të pabesueshëm dhe forcën e një prej interpretuesve më të mëdha në historinë e muzikës pop, kujtimet e këngëtares së ‘Toxic’ ndriçojnë fuqinë dhe rëndësinë që një grua të tregojë historinë e saj në vetën e parë.

‘Thë Women in Me’( Gruaja brenda meje) është një histori e guximshme dhe shumë prekëse për lirinë, famën, amësinë, mbijetesën, besimin dhe shpresën e Britney Spears.

Spears, teksa rifitoi lirinë e saj i tha gjykatës në vitin 2021:

“Unë dua vetëm jetën time të kthehet”

 Tani, me librin ‘The Woman in Me’, superylli global do të bëjë një hap të rëndësishëm drejt këtij qëllimi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF