
Këngëtari Erik Lloshi ka folur pa doreza për disa nga kolegët e tij këngëtarë. I ftuar në programin “Më prit në fundjavë”, në Rtsh, ndër të tjera Eriku shprehu një zhgënjim që kishte pësuar së fundmi me tre këngëtarë të tjerë.
Ai tregoi se artistët kanë një lojë mes tyre në momentin që ndonjëri prej tyre publikon një këngë të re, duke postuar në story këngën e kolegut/es.
Por duket se Luizi, Fifi dhe Ylli Limani kanë prishur ‘rregullat e lojës’ pasi nuk janë treguar aq dashamirës me kolegun Lloshi, ndonëse sipas tij, Eriku i ka mbështuetur shumë në fillimet e tyre.
“Loja nëpërmjet artistëve është ndryshe. Unë personalisht ua kam çuar vetë këngën, sepse e di që janë shumë të ngarkuar, siç ma çojnë dhe mua këngën. Kështu është loja jonë, për suport minimal. E di ku është e keqja? Kur ta lënë mesazhin ‘seen’ dhe të shpërfillin. Dhe kush të shpërfill? Të shpërfillin ata persona që ti u ke dhënë dorën kur kanë qenë në hapat e tyre të parë! Ata kanë menduar se Eriku s’u hyn më në punë, sepse momentalisht unë atyre s’u hyj në punë, por një ditë do t’u hyj në punë! Bota rrotullohet!- u shpreh Eriku



Miss Hollanda shpallet një transgjinore!



Harry Styles goditet nga fansi në skenë!

Njihuni me botën artistike të Erma Micit












