KreuCelebrity

Ish- burri dhe ish- vjehrra padisin këngëtaren e njohur shqiptare!

Ish- burri dhe ish- vjehrra padisin këngëtaren e njohur shqiptare!

Edhe pse martesa e saj ka përfunduar prej vitesh duket se ajo marrëdhënie ka lënë pas shumë probleme. Këngëtarja nga Kosova Violeta Kukaj ka mosmarrëveshje me familjen e ish- bashkëshortit për shkak të ndarjes së pasurisë.

Pak javë më parë kjo histori u cek në programin “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan ku kunatat e akuzuan Violetën se ka tjetërsuar pronën e ish-bashkëshortit.

Mosmarrëveshja duket se ende nuk është zgjidhur pasi media kosovare ‘Prive’ raporton se të enjten, në prokurori është denoncuar kallëzimi penal nga ana e ish-burrit dhe ish-vjehrrës së këngëtares së njohur. 

Përpos për çështjet e patundshmërive, kallëzimi përfshin edhe pretendime, për siç thuhet ‘vjedhjen e arit’ nga ana e këngëtares Kukaj. 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF