KreuCelebrity

Princeshë Lilibet festoi 4 korrikun me babi Harryn!

Princeshë Lilibet festoi 4 korrikun me babi Harryn!

Princesha Lilibet është fotografuar me Princin Harry në paradën e Ditës së Pavarësisë së USA më 4 korrik në Montecito vetëm disa orë para se gjyshi i saj Mbreti Charles III të merrte pjesë në ceremoninë e tij të dytë të kurorëzimit në Edinburg.

Por, teksa Harry po i tregonte Lilibet-it dy vjeç shfaqjen e organizuar, babai i tij Mbreti Charles po përgatitej për një nga momentet më të rëndësishme të sundimit të tij: një kurorëzim të dytë.

Të shoqëruar nga anëtarët e familjes, duke përfshirë vëllain e vetë Princit Harry, Princin William, Mbreti dhe Mbretëresha Camilla u nderuan në një ngjarje prestigjioze në Katedralen e Shën Giles, ku morën pjesë anëtarët e familjes mbretërore. Por vetë Duka harry nuk u pa askund.

Princi Harry mori pjesë në kurorëzimin zyrtar të babait të tij, i pari në Mbretërinë e Bashkuar në 70 vjet, por ishte në tokën e Mbretërisë së Bashkuar vetëm për disa orë përpara se të kthehej në SHBA për të festuar ditëlindjen e djalit të tij Archie, e cila përkonte në të njëjtën ditë.

Sakaq këtë 4 korrik Duka i Sussex-it u fotografua si rrallëherë me të bijën Liliber duke prezantuar fëmijën e tij më të vogël në festën amerikane, ku shihen flamuj të panumërt amerikanë, turma brohoritëse dhe festa në të gjithë vendin.

Duke mbajtur në krahë vajzën e tij, Harry dukej se po përpiqej të mbante një profil të ulët teksa kishte veshur xhinse blu, një këmishë jeshile, kapele jeshile dhe syze dielli. Princesha Lilibet kishte veshur një fustan blu, çorape të bardha dhe këpucë të kuqe dhe teksa shihte autokolonën teksa kalonte.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF