KreuCelebrity

Kiara Titos i refuzohet viza; nuk do ta shoqërojë Luizin në koncerte në SHBA!

Kiara Titos i refuzohet viza; nuk do ta shoqërojë Luizin në

Para pak ditësh fituesi i Big Brother VIP konfirmoi se së shpejti do të niset në një turne koncertesh në SHBA. I pyetur nga ndjekësit nëse do të jetë edhe Kiara me të, Luizi u përgjigj se patjetër që partnerja e tij do ta shoqërojë në koncertet përtej Oqeanit.

Por, duket se gjasat janë që Kiara Tito të mos e ketë të mundur ta shoqërojë të dashurin e saj në SHBA. Burime për Bordo tregojnë se Titos i është refuzuar viza amerikane, për arsye që nuk bëhen të ditura.

Koncerti i parë Luiz Ejllit për dashamirësit e tij në Amerikë do të mbahet më 9 qershor në shtetin e Michigan për t’u pasuar me dhjetra koncerte të tjera në qytete e shtete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sakaq sa i përket karrierës së moderatores Kiara Tito thuhet se asaj i është besuar programi veror reality-shoë ‘Kepi i Tundimeve’ që pritet të nisë xhirimet së shpejti.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF