
Djali i artistëve Vesa Luma dhe Big Basta feston sot ditëlindjen e tij të shtatë. Vesa i ka bërë një dedikim të ndjerë të birit, ku përpos urimit shpreh krenarinë e saj si mami i vogëlushit. Një foto e Lianit rrethuar plot me medalje duket një arsye e madhe për të cilën mami dhe babi të jenë krenar.
“Lian is 7. Drita e syve të mi, falemderit për 7 vitet më të lumtura që na i dhurove! Këtë vit i ke dhënë përgjigje të gjitha pikëpyetjeve të mij dhe më ke bërë nënën më krenare në botë! Gëzuar ditëlindjen @lianxhari të ma gëzosh me shëndet e sukses bashkë me humorin që të karakterizon! Të duam shumë”: shkruan Vesa në urimin e saj përbri fotos së të birit ku duket bashkë me certifikatat e fituara në shkollë.
Duke qenë se familja ndodhen në Shqipëri për disa ditë pushime, këtë ditëlindje Lian do ta kalojë mes gjyshërve e kushërinjve.


Pak nga romanca e Sarës dhe Ledionit!






Intervistë me Tom Ford: Ndihem bosh!

Çfarë dimë për 4 fëmijët e Tina Turner!







20 yjet e veshur më mirë në Met Gala!



