
Ende në kërkim të dashurisë ideale
Bukuroshja e kopertinave italiane, e penduar nga burrat e gabuar që ka zgjedhur, nuk ndalon së ëndërruari momentin e veshur me vellon e bardhë dhe dëshirën që po përjeton në kërkim të një fëmije në jetën e saj
Aktore, showgirl, prezantuese, Valeria Marini në moshën 55-vjeçare rikthehet sërish në TV në programin “Back to School”, ku së bashku me konkurrentë të tjerë të famshëm, do të ulen në bankat e shkollës për t’u përballur me provimin e klasës së pestë. Nuk është aspak një sfidë e lehtë sepse, duke u rritur, shumica prej nesh harrojnë historinë, gjeografinë e kështu me radhë të gjitha lëndët e shkollës fillore. Aktorja flet për fëmijërinë e saj, por dhe për dashuritë e saj.
Çfarë kujtimesh keni nga shkolla fillore?
Jo dhe aq të bukura. Unë kam lindur në Romë, por pasi prindërit e mi u ndanë, kur isha 7 vjeçe, me mamin u zhvendosa në Cagliari, aty ku jetonin gjyshërit. Në atë moshë lidhesh shumë me shokët e klasës, por mua nuk më ndodhi kështu, pasi çdo vit më është dashur të ndryshoj shkollën. Për fat kisha një togë me kushërinj dhe ja kalonim shumë bukur në vilën e xhaxha Paolos, sidomos gjatë pushimeve verore.
A ishte ajo një nxënëse e mirë?
Sinqerisht, nuk isha aspak nxënëse e mirë. Por, këtë e kompensoja duke bërë shumë gjëra të tjera, si kërcim, piano apo not. Por, gjërat ndryshuan me ardhjen e adoleshencës.
Që do të thotë?
Në klasën time, në shkollën e mesme, ishim të gjithë gocat bionde dhe e bukura, unë isha më e bukura e shkollës, ndaj edhe më ulën notën në sjellje.
Pse çfarë kishit bërë?
Thjesht ika në një udhëtim në Firence, për të kërcyer me të gjitha shoqet e klasës.
Njohja me djalin e parë ndodhi këtë periudhë?
Jo, pak më përpara, kur isha 8 vjeçe! Ai quhej Ilario, madje kujtoj që u puthëm me gjuhë.
Po gjatë gjimnazit?
Në ato vite pata të dashurinë tim të parë, edhe pse nuk ishte një marrëdhënie e shëndetshme. Ai ishte
rreth 30 vjeç, pothuajse dyfishi i moshës sime. Ai ishte posesiv, i dhunshëm.
A ishte ai me të cilin prisje një fëmijë?
Pikërisht. Për fat nëna ime më ka mbrojtur. Unë abortova dhe shkova në Romë, për të qenë larg tij, ndryshe jeta ime do të ishte bërë një ferr. Nëna ime është miti im, jo rastësisht unë e quaj Wonder.
Por ju a e dashuronit?
Po, sepse ndonjëherë ndodh që duam njerëzit e gabuar dhe në të vërtetë, kjo mua më ndodhte shpesh.
Cili është statusi juaj aktual?
Jam ende e lirë, pra beqare.
Pse nuk jeni më me menaxherin Eddy Siniscalchi?
Jo, jo, ka kohë që e kemi mbyllur, ka mbaruar çdo gjë mes nesh.
Si ndodh që shpesh gaboni në zgjedhjet e tuaja dashurore?
Nëse je i famshëm, për fat të keq tërheq njerëzit që kërkojnë dukjen tënde. Në fillim bëjnë sikur nuk e duan famën, por me kalimin e kohës e kupton se është pikërisht ajo që ata kërkojnë, duke qëndruar afër teje.
Eksperienca të ka mësuar të dallosh kush të afrohet për përfitim?
Jo, sepse të gjithë pretendojnë të luajnë një rol krejt tjetër. Avokatja Annamaria Bernardini de Pace, një shoqe që e dua fort, pas martesës që zgjati 10 ditë, më tha: “Ti ke sindromën e Kësulëkuqes, gjithmonë përfundon në gojën e ujkut. Unë iu përgjigjja: “Po, por në fund Kësulëkuqja triumfon”.
Le të flasim për dasmën me John Cottone në 2013 anuluar nga gjykata e Vatikanit…
Ai ra në kurthin që kishte ngritur vetë. Nuk kishte asnjë lidhje mes nesh, madje mbrëmjen e para dasmës mendova: “Nuk dua të martohem më. Por kisha përgjegjësi, nga të ftuarit e deri te donacionet dhe organizatorët e dasmës dhe dhuratat, ndaj nuk pata guxim për t’u tërhequr. Ajo histori më gremisi në një humnerë që zgjati katër vjet. E nxora veten prej saj sërish falë nënës sime.
Duke iu rikthyer dashurive, si ishte ajo me Jovanotti?
Lorenzon e takova në disko. Isha në moshën 18-vjeçare dhe babai im nuk ishte dakord me zgjedhjen time për të punuar në showbiz. Por unë nuk e dëgjova dhe vendosa të punoj shumë punë për të mbajtur veten. Kujtoj që atë verë, po më priste një milioner në jaht, por zgjodha ta kaloj sezonin në disko me Lorencon, i cili ishte deejay. Aty jemi të dashuruar.
Si e kujton periudhën e fëmijërisë…
Gjithmonë kam qenë e ndjeshme dhe e pastër si natyrë, krejt e padjallëzuar, por brenda meje kishte edhe një forcë të pabesueshme.
Kur e kuptove se do të doje të ishe Valeria Marini që je sot, pra e famshme?
Për mua nuk mjaftonte të isha modele. Doja të aktroja, por duhej të studioja, ndaj kam ndjekur shumë praktika teatrale para se të shfaqesha në televizion, po ashtu kam bërë edhe një kurs në Institutin Europian të Dizajnit.
Keni marrë pjesë edhe në shumë ‘reality show’, pse?
Ndoshta edhe kam gabuar, por me siguri momente të vështira si ato që kam kaluar në këto programe më kanë ndihmuar. Kur mora pjesë në “Big Brother VIP”, për shkak të një problemi me syrin e majtë pothuajse do të kisha humbur shikimin, sepse kisha një mijë pasiguri, por shfaqja në televizion më dha forcë për të reaguar.
Po përvoja që do të doje të bëje përsëri?
“Temptation Island VIP” mbetet më i bukuri. Mendoj që gabimi i vetëm ishte që u bëra pjesë me të fejuarin Patrick Baldassarri. U dhashë e tëra për të bërë ‘show’ përmes marrëdhënies sonë dhe kështu përfundoi. Nuk e mohoj, ishte dashuria e duhur, ne sot mund të kishim një familje…! Në fund të fundit, miqësia e pastër është gjithmonë një formë dashurie.
A keni hequr dorë nga dëshira për t’u bërë nënë?
Jo nuk jam dorëzuar, mendoj se jam ende në kohë. Edhe pse për mua ka qenë gjithmonë e vështirë, vitet e fundit kam tentuar, por nuk kam arritur të çoj deri në fund dy shtatzëni. Por edhe nëse nuk do të ketë sukses, mendoj se ekziston edhe birësimi.
Simona Ventura do të martohet me shkrimtarin Xhovani Terzi, a do të shkosh në dasmë?
Besoj se po, madje së fundmi u martua edhe një tjetër mikeshë e imja, Laura Pausini, dhe jam shumë e lumtur.
A ëndërroni ende të martoheni?
Unë jam ende një zonjushë dhe mund të bëj dasmën edhe në kishë. Jam në kërkim të dashurisë së vërtetë.



20 yjet e veshur më mirë në Met Gala!













Horoskopi ditor, e enjte 30 mars 2023

Horoskopi ditor, e shtunë 25 mars 2023


Kamela Islamaj: Celebrimi do të ndodhë!
