
Shëndeti dhe humbja e peshës së Khloe Kardashian ishte një temë kritike që ka marrë shumë vëmendje në serinë e radhës të ‘The Kardashians’.
Traileri dokumentoi 38 vjeçaren Khloe duke marrë trajtim për një tumor në fytyrën e saj, i cili lidhej me melanomën, një lloj kanceri të lëkurës me të cilin ajo është përballur në të kaluarën. Në një rast, humbja e konsiderueshme e peshës së Khloe u diskutua teksa ajo balanconte luftën kundër sëmundjes ndërsa prindëronte fëmijë të vegjël.
E motra e saj Kendall Jenner 27 vjeç tha për Khloe: “Ajo nuk fle, ajo humbi shumë peshë”, ndërsa në klip u shfaqën skena të Khloe me djalin e saj të porsalindur në zyrën e një mjeku.
Humbja ekstreme e peshës së Khloe ka nxitur fansat të spekulojnë se ajo është duke përdorur ilaçin e ri dietik të preferuar të Hollivudit, Ozempic, edhe pse ajo e ka mohuar përdorimin e tij.
Gjatë trajlerit prezantues të ‘The Kardashians’ e gjithë pjesa tjetër e familjes janë shprehur të shqetësuar për shëndetin e Khloe.










Horoskopi ditor, e enjte 30 mars 2023

Horoskopi ditor, e shtunë 25 mars 2023


Kamela Islamaj: Celebrimi do të ndodhë!






