KreuCelebrity

Brenda shtëpisë (jo siç e kishit imagjinuar) të Rita Orës!

Brenda shtëpisë (jo siç e kishit imagjinuar) të Rita

Rita Ora është mishërimi i një gruaje moderne. E lindur në Kosovë, këngëtarja me origjinë shqiptare u transferua në Londrën Perëndimore si foshnjë me familjen e saj dhe prej andej, e katapultoi veten drejt famës.

Sot 31-vjeçarja ka pasur këngë të shumta hit; luajti në triologjinë 50 Shades of Grey, dhe filma të tjerë; si dhe është shfaqur si gjyqtare dhe trajnere në shfaqjet konkuruese të këngës si ‘The Voice UK’, ‘The Voice Australia’, ‘The X Factor’ dhe ‘The Masked Singer U’.

Rita është një nga ato personazhe të famshëm të shekullit të 21-të që duket se i bën të gjitha. Ndjekësit e saj në instagram e dinë se artistja ka të ngjarë të postojë nga Parisi një ditë, Los Anxhelosi disa ditë më vonë dhe Zelanda e Re javën e ardhshme. Si për ta plotësuar profilin perfekt, Ora prej disa kohësh po jeton një histori të bukur dashurie me regjisorin Taika Ëaititi. Të gjitha këto e bëjnë këngëtaren një artiste komplekse që asesi nuk zgjedh të jetojë në një shtëpi me shandanë e pishina siç shumëkush mund ta kishte imagjinuar.  

Në vend të kësaj, Ora banon në një banesë simpatike me tulla në lagjen Primrose Hill të Londrës Veriore. E ndërtuar në vitin 1877, dikur ishte shtëpia e ilustruesit Arthur Rackham, vepra e të cilit përfshin ‘Aventurat e Liza në Botën e Çudirave, ‘Piter Pan’ dhe më shumë. Megjithëse Ora e rinovoi pak pasi bleu shtëpinë në vitin 2021, ajo nuk u lejua por as nuk donte të bënte ndonjë ndryshim të madh.

“Unë kam pasur gjithmonë një tërheqje për shtëpitë me një frymë të vjetër. E dija se kjo shtëpi ka qenë në mënyrë specifike [shtëpia e] shumë krijuesve, kështu që mendova se do të kishte një energji vërtet të veçantë.”- është shprehur ylli pak pasi e bleu pronën.

Rinovimet konsistonin kryesisht në restaurimin e dyshemeve dhe çatisë, rinovimin e banjove, tubacioneve dhe energjisë elektrike dhe përmirësimin e kuzhinës. Në një tjetër lëvizje të thjeshtë, Ora e mobiloi shtëpinë kryesisht me gjetje të vjetra nga tregu i famshëm Portobello Road në Londër; shumicën e artikujve që ajo kishte në pronësi dhe përdorur në shtëpitë e mëparshme.

Motra dhe menaxherja e saj, Elena Ora, është përgjegjëse për rregullimin e koleksionit të mobiljeve në shtëpi, dhe stilistja Joanna Plant u soll për të shtuar “copëza të vogla” për të lidhur gjithçka së bashku.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF