Pas daljes së Efit nga shtëpia e Big Brother VIP, po qarkullojnë zëra se ish- banores së BBVIP do t’i besohet moderimi i programit ‘Përputhen’ që për momentin moderohet nga Bora Zemani.
Edhe pse nga ana e Efit nuk ka patur asnjë reagim rreth këtij lajmi, ka qenë Bora ajo që e ka cekur përciptas këtë temë teksa është pyetur nga gazetarët e Top Albania Radio në 25 vjetorin e kësaj të fundit.
“Nuk e di, ndoshta sezonin tjetër, unë do isha shumë e lumtur që Efi të bënte ndoshta Përputhen, ndoshta diçka tjetër në Top Channel se është një nga vajzat e mia të preferuara”, tha Bora.



















